HomeAktualitetNdahet nga jeta Ard Daullxhiu, ‘i mjeri më i famshëm’ në Shqipëri

Ndahet nga jeta Ard Daullxhiu, ‘i mjeri më i famshëm’ në Shqipëri

Ka ndërruar jetë ditën e sotme Ardi Daullxhiu. Ai njihet si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri që u bë i njohur për publikun pas thirrjes që i bënte bashkisë së Durrësit për t’i ndërtuar një banesë.

Mësohet se ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit, si pasojë e një ataku kardiak. Fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në Urgjencën e Spitalit të qytetit, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit.

AKedOLT0V I5WmDAzWQBE8zJgLEGQBAP73mRqIpkx29Z=s900 c k c0x00ffffff no rj

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej, ku pas thirrjeve publike drejtuar Bashkisë, mundi që të kishte një strehë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments