Sponsor

Dita e merkure, 25 maj do të mbetet në kalendar si finalja e parë europiane e futbollit, që do të luhet në Shqipëri. Më konkretisht, në “Arena Kombëtare” të kryeqytetit tonë.

 

Roma dhe Feynoord do të diskutojnë trofeun e parë të “Conference League”, ndërsa pritet të zbarkojnë në Tiranë me mijëra tifozë të tyre. Për pasojë, kjo ditë është shpallur si “shtetrrethim”” nga autoritetet tona.

Sponsori ynë

Në kryeqytet nuk do të lejohet qarkullimi me makinë më 25 maj, as hyrja nga rrethet. Për masat që do të merren, por edhe për të apeluar kryeqytetasit, por jo vetëm me këtë rast, ka dalë në konferencë për shtyp zv.ministri i brendshëm, Julian Hodaj. Ai nënvizoi para gazetarëve:

“Faleminderit për interesimin, sepse besoj që roli juaj është kyç edhe në këto momente, kur Tirana dhe Shqipëria po përgatiten për një event të madh. Komunikimi me publikun është shumë i rëndësishëm, sepse kërkohet edhe mirëkuptimi i tij për gjithë këtë festë të madhe, për të cilën Tirana po përgatitet.

Është një ngjarje historike, sepse nuk ka qëlluar kurrë që Tirana apo Shqipëria, të ketë pasur mundësinë të organizojë një ngjarje të tillë. Është një event që do të transmetohet në 170-180 vende të botës. Është një ditë e madhe për gjithë qytetarët e Tiranës, për gjithë qytetarët e Shqipërisë. Të gjithë sytë e Europës dhe të botës besoj do të jenë te ne.

Siç e keni ndjekur, qeveria, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Bashkia Tiranë kanë marrë gjithë masat e nevojshme që të jetë një ditë feste, të jetë një ditë gëzimi, një ditë ku çdokush të ketë mundësinë ta shijojë deri në fund dhe plotësisht atë që për ne është eventi më i madh ndoshta që nga dita e parë e praktikimit të futbollit në Shqipëri.

Një konsideratë shkon për qytetarët e Tiranës. Kujtojmë që atë ditë Tirana do të jetë tërësisht e impenjuar për mbarëvajtjen e eventit. Kështu që shumë zona do të jenë si në ditën pa makina, pa qarkullim.

Ju e keni parë që edhe qeveria e ka shpallur ditë pushimi, në mënyrë që gjithë punonjësit dhe qytetarët e qarkut të Tiranës të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë. Kërkoj mirëkuptimin dhe besoj e kemi mirëkuptimin e tyre për zhvillimin në mënyrë sa më të mirë të këtij eventi dhe të kësaj feste të madhe në Tiranë.

Një kërkesë tjetër shkon edhe për biznesin. Me përjashtim të biznesit të shërbimeve, që do të jetë totalisht i impenjuar, kërkojmë mirëkuptimin e biznesit tjetër që edhe punonjësit e tyre të kenë mundësinë ta shijojnë këtë festë.

Eshtë ngjarje historike, po e ripërsëris, dhe nuk do të lodhem kurrë për ta ripërsëritur. Vërtet ndeshja zgjat 90 minuta, por puna e ministrisë, e qeverisë apo e bashkisë ka nisur prej 90 ditësh, ndërsa eventi në total besoj do të zgjasë 90 orë.

Eshtë një ditë e madhe për ne. Le ta shijojmë të gjithë. Si do të funksionojë qarkullimi? Ne jemi të ndërgjegjshëm që jeta do të vazhdojë normalisht, jo të gjitha rrugët do të jenë të bllokuara, por aksesi në pjesën më të madhe të Tiranës do të lejohet vetëm për këmbësorët dhe mjetet e nevojës, pra mjetet e urgjencës, mjetet zjarrfikëse, të Policisë së Shtetit”.

 

 

 

Sponsored b
Previous articleItali/ Identifikohet rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, pritet te aktivizohet..
Next articleSherri banal dhe përgjakja e Komisariatit nr.3/ Autori i ri në polici, viktima 20 vjet efektiv