Home Aktualitet Itali/ Identifikohet rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, pritet...

Itali/ Identifikohet rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, pritet te aktivizohet..

1381
0
Sponsor

Rasti i parë i lisë së majmunëve është identifikuar në Itali në spitalin Spallanzani në Romë.

Bëhet fjalë për një burrë që ishte kthyer në Itali pas një qëndrimi në Ishujt Kanarie. Ansa.it raporton se pacienti është paraqitur me urgjencë në spital.

Sponsori ynë

“ISS ka ngritur një task-forcë të përbërë nga ekspertë të sektorit dhe ka kontaktuar rrjetet roje të qendrave të infeksioneve seksualisht të transmetueshme me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të situatës kombëtare”. Kështu thuhet në një deklaratë të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë në lidhje me rastet e lisë së majmunëve.

 

“Ministria e Shëndetësisë po monitoron nga afër rastet e lisë së majmunëve të raportuara për gjurmimin e çdo rasti. Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) ka aktivizuar edhe një task forcë për të ndjekur evoluimin e situatës. Për momentin nuk ka një situatë alarmi dhe tabloja është nën kontroll”. Kështu u shpreh për ANSA Anna Teresa Palamara, e cila drejton Departamentin e Sëmundjeve Infektive të ISS. ”

 

Pacienti i infektuar ndodhet i shtruar i izoluar po vijojnë hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet e kontaktit, tha spitali.

 

Ndërkohë dy raste të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetohen nga mjekët e spitalit të Spallanzanit.

Sponsored b
Previous articleKy produkt është në mungesë edhe në Amerikë por askush nuk flet! Eksperti ngren alarmin: Në Shqipëri..
Next article“Kërkojme mirëkuptimin tuaj..” Pas bllokimit totalisht te kryeqytetit, qeveria ka nje kërkesë tjetër per qytetaret dhe për biznesin..