[the_ad_placement id=”after-content”]

ILDKPKI thotë se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie. Ai ka një apartament 165 metra katrorë të blerë për 49 mijë euro. Apartamenti është blerë në vitin 2005, me 5 milionë lekë kredi dhe me kursime. Rezulton se apartamenti është blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, por gjyqtari Hallunaj i tha KPK-së se e ka blerë me okazion, pasi ndërtuesi ishte në vështirësi financiare.
Për këtë arsye gjyqtari dorëzoi si provë kontratën e një banori tjetër që e kishte blerë edhe ai shtëpinë me okazion.
Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015.
Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme. Përsa i përket pastërtisë së figurës, për gjyqtarin Dritan Hallunaj ka dy denoncime. Një denoncim është bërë nga një qytetar me inicialet K.P.