Home Aktualitet “Incidente” në Uashington, fiken dritat në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin...

“Incidente” në Uashington, fiken dritat në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit

311
0
Sponsor

wh
Një shpërthim që ndodhi të martën pasdite në një uzinë në periferi të Washingtonit, shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në një numër të madh agjencish federale, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Më pas energjia u rikthye në pjesën më të madhe të institucioneve.

Në shumicën e rasteve ndërprerjet ishin të shkurtra. Zyrtarët thanë se nuk dyshonin për ndonjë akt terrorizmi.

Sponsori ynë

Energjia u ndërpre rreth orës 12:45 sipas orës lokale dhe përfshiu dhjetra qendra të qytetit, përfshirë Zërin e Amerikës. Të gjitha këto agjenci filluan të operojnë me gjeneratorë. Departamenti i Policisë Metropolitane, tha se po e hetonte çështjen.

Energjia u ndërpre në disa pjesë të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë, Kapitolit dhe Universitetit të Marylandit. Edhe disa lagje të qytetit mbetën përkohësisht pa energji.

Sponsored b
Previous articleDortmundi duhet ta shes Hummelsin
Next articleI shkul djalit zemrën nga kraharori, nëna e çmendur: Mision nga Zoti