Home Aktualitet I kushtoi barazimi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, Kombëtarja humbet vende në...

I kushtoi barazimi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, Kombëtarja humbet vende në renditjen e FIFA-s

575
0
Sponsor

Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në kampionatin Europian Gjermani 2024. Kuqezinjtë e mbyllën grupin si kryesues dhe realizojnë një tjetër rezultat historik për futbollin shqiptar. Megjithatë, dy barazimet në ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kanë kushtuar rëndë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

 

Sponsori ynë

Duke qenë se janë skuadra me koeficient më të ulët, barazimet llogariten si rezultat negative dhe Shqipëria humbet 14.13 pikë në total që do të sjellë një rënie të dukshme në përditësimin e renditjes së FIFA-s javën tjetër.

 

Saktësisht, Shqipëria ka zbritur nga vendi i 59-të, në të 62-tin dhe kjo ndikon shumë në shortin për kualifikueset e Botërorit. Renditja përcakton edhe ndarjen e vazove dhe duke qenë në vendin e 30-të mes skuadrave Europiane, Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së tretë.

 

Por, kjo është problem pasi në kualifikueset e Botërorit, grupet ndahen me 4 apo 5 skuadra dhe vetëm e para kualifikohet direkt. Në këtë mënyrë Shqipëria do të shortohej me 2 rivalë më të fortë në l

etër.

Renditja e Uefas
Sponsored b
Previous articleTë dielën kundër morrave dhe ekipit më të fëlliqur”, Tirona Fanatics ndez derbin: Në fushë ka 3 rezultate, në tribunë vetëm fitore
Next articleReforma e arsimit profesional, bashkohen tre shkollat profesionale në Korçë