Home Aktualitet Haxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit

Haxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit

259
0
Sponsor

Haxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit

Punimet që po kryhen në aksin Lin-Pogradec do të përfundojnë në muajin qershor duke zbatuar afatin. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës ka inspektuar nga afër punimet, të cilat janë bërë shkak për të të çmontuar hekurudhat. Haxhinasto ka premtuar ndër të tjera se një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe ringjalljes së rrjetit hekurudhor.

Punimet në segmentin Lin-Pogradec do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ndërsa ka inspektuar punimet ka theksuar se në fillim të muajit qershor gjithçka do të jetë gati.

Sponsori ynë

Një tjetër pikë që preku Ministri Haxhinasto, ishte edhe hekurudha përgjatë këtij segmenti, e cila është çmontuar për shkak të punimeve në rrugë, për të cilën ka premtuar investime të rëndësishme.

Punimet në segmentin rrugor Lin-Pogradec kanë pesë vjet që kanë filluar, duke u shndërruar në një segment problematik për drejtuesit e mjeteve që përshkrojnë këtë rrugë.

Sponsored b
Previous articleAksident tragjik te Oxhaku, dy të rinj humbin jetën, Ambulanca vjen pas 30 min!
Next articleShefqet Krasniqi: Ja pse s’tregova se isha pjesëtar i UÇK-së