Home Aktualitet Shefqet Krasniqi: Ja pse s’tregova se isha pjesëtar i UÇK-së

Shefqet Krasniqi: Ja pse s’tregova se isha pjesëtar i UÇK-së

915
0
Sponsor

Shefqet Krasniqi: Ja pse s’tregova se isha pjesëtar i UÇK-së

Komisioni për verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, në publikimin e listave që ka bërë dje për Zonën e Dukagjinit, ka futur në mesin e shumë veteranëve edhe ish-imamin e “Xhamisë së Madhe” në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

Mirëpo Krasniqi gjatë një interviste në radio “Pendimi”, ka thënë se nuk ka dashur asnjëherë të tregojë që ka luftuar, transmeton Indeksonline.

“Nuk kam dashur të tregoj që kam luftuar se jam frikësuar se po e humbi sevapin. Unë i kam shërbyer vatanit se vatanit nuk i shërben veç me djersë. Tash kam hyrë në listë por kurrë s’kam dashur të tregojë e as të bëjë kërkesën për veteran”, ka thënë Krasniqi.

Sponsori ynë

Ai, sipas listave të nxjerra nga Komisioni për verifikim të veteranëve të UÇK-së, del të ketë qenë ushtar i Brigadës 138, “Agim Ramadani”.

Sponsored b
Previous articleHaxhinasto inspekton aksin Lin- Pogradec: Punimet mbyllen brenda afatit
Next articleTridhjetë vjet nga vdekja e Enver Hoxhës(video)