Home Aktualitet Halili tërbohet nga letra, kërkon të gjejë “puçistët”

Halili tërbohet nga letra, kërkon të gjejë “puçistët”

227
0
Sponsor

 

Presidenti i Tiranës nuk ka mundur ta kalojë lehtë letrën e publikuar në shtyp, ku lojtarët kërkonin edhe likuidimin e pagave të prapambetura

Sponsori ynë

Andi Tanku

Në gjithë opinionin sport është tashmë një fakt i njohur që futbollistët e Tiranës nuk janë likuiduar me rrogat e sezonit të kaluar. Një letër e tyre ditët e fundit drejtuar presidentit Refik Halili kishte edhe një pikë, kur kërkoheshin rrogat e prapambetura dhe nuk është se zbuloi ndonjë gjë të re, por ky veprim ka sjellë pakënaqësi të madhe në radhët e drejtuesve të klubit bardheblu. I pari që reagoi publikisht ishte drejtori Devi Muka, i cili e konsideronte të çuditshme letrën-kërkesë të lojtarëve, duke e argumentuar me faktin se këta të fundit nuk i kanë dhënë asgjë Tiranës. E vërteta është se Tirana nuk fitoi asgjë sezonin që shkoi, por kjo nuk do të thotë automatikisht se lojtarët nuk duhet të paguhen për disa muaj. Nëse diçka e tillë është e parashikuar në kontratë, atëherë e drejta e klubit për të vepruar kështu, por në të kundërt…

HALILI – Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka pasur asnjë reagim publik në lidhje me letrën e futbollistëve, por nga burime pranë tij mësohet se ky veprim e ka acaruar së tepërmi atë. Numri 1 i klubit kryeqytetas nuk ka mundur ta kalojë këtë ngjarje dhe kërkon me çdo kusht të mësojë se cilët kanë qenë ideatorët e saj letre, që është publikuar edhe në shtypin sportiv, ku veç disa kërkesave në lidhje me përgatitjet sezonale, lojtarët kërkon edhe likuidimin financiar. Për momentin nuk ka deklarata publike nga palët, por është e qartë se ky konflikt nuk do të kalojë lehtë dhe pa pasoja. Ndërkohë që presidenti Halili pret të zbulojë grupin “puçist”, lojtarët mbeten të vendosur për të kërkuar “hakun” e tyre, sipas asaj që kanë firmosur në kontratë. Në fakt, presidenti Halili nuk njihet për një natyrë agresive dhe hakmarrëse, por këtë radhë e ka përjetuar shumë keq situatën. Shumë nga titullarët e sezonit të kaluar janë larguar tashmë dhe grupi i atyre që kanë ideuar letrën mund të jetë i kufizuar. Por kush ishte i pari që e hodhi atë ide? Kjo është pyetja që po mendon shumë presidentin Refik Halili këto ditë. Gjasat janë që të kenë qenë të gjithë lojtarët bashkë, pasi edhe interesi është i përbashkët, kështu që drejtuesi i Tiranës do ta ketë të vështirë të marrë një përgjigje.

BOJKOTI – Dashje pa dashje, palët duket se po zënë vend në “llogore” dhe mbetet për t’u parë, nëse do të ketë një zgjidhje të shpejtë dhe pa pasoja për skuadrën, që po përgatitet për sezonin e ri, ku dështimi është i ndaluar. Nga burime pranë lojtarëve të Tiranës, situata mund të shkojë edhe deri te bojkoti i stërvitjes, nëse kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh dhe

aq më tepër, nëse do të ketë edhe “kërcënime”. Madje, një gjë e e tillë mund të ndodhë edhe që sot, në seancën e radhës.

Sponsored b
Previous articleStarova largohet nga stoli i të kuqve
Next articleKastrioti, në pritje të Kehindes