Home Aktualitet Starova largohet nga stoli i të kuqve

Starova largohet nga stoli i të kuqve

1087
0
Sponsor

 

Trajneri: Besoj se do vijë një trajner tjetër dhe unë vazhdoj Drejtor i Përgjithshëm. Ja e vërteta me Nexhipin dhe Mazrekajn. Tifozët para se të më ofendojnë duhet të mësojnë kontributin tim në skuadër.

Sponsori ynë

 

Armand Halili

 

Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Partizanit. Një gjë të tillë, e ka konfirmuar vetë ai në konferencën e dhënë për “SuperSport”, pas ndeshjes. Por, një gjë të tillë tekniku i të kuqve nuk e ka konfirmuar për mediat e tjera të pranishme në stadium, duke bërë që diçka të jetë e dyshimtë. “Mund të ketë ndryshime në drejtim. Partizani ishte emergjencë, prandaj e mora drejtimin, besoj se do të vijë një trajner tjetër, pasi unë kam rolin e Drejtorit të Përgjithshëm”, ka thënë Starova, ndërkohë që në intervistën e tij, ka folur për eliminimin dhe problemet në ekipin e tij.

-Ndodh të eliminohesh, por me shumë raste të pastra të humbura për gol, është e vështirë ta pranosh?

-Nuk ishte dita jonë, pasi kemi qenë të pafat. Në vend që të largoheshin të gëzuar, nuk morëm kënaqësinë e lojës që zhvilluam. Duke parë dy ndeshjet që kemi zhvilluar, konkluzioni është që skuadra luajti futboll modern, me ritëm dhe që iu përgjigj futbollit anglosakson. Bëmë presion dhe iu përgjigjëm me të gjithat format e sulmit, por për gjëra të vogla edhe u ndëshkuam. Nëse do të kishim marrë kënaqësinë e golit të parë që e kërkonim të gjithë, lojtarët do të ishin më të qetë nga ana psikologjike. Por, kjo nuk ndodhi dhe mbyllëm këtë edicion të Europa Ligës me vazhdimësinë e një Partizani për të qenë aty ku i takon, ku ka traditën dhe ku e do ky publik.

-Ka ndikuar mungesa prej shtatë vitesh e skuadrës në këtë kompeticion në ndeshjen e sotme?

-Nuk duhet të abuzojmë me faktin që e kishim detyrim për ta fituar këtë ndeshje. Ne e vendosëm pa lidhje objektiv, me bindje që duhet të kualifikohemi. Por kemi pasur një kundërshtar me shumë avantazhe, një rival në mes të sezonit me kualitet dhe kjo skuadër nuk ishte ajo që unë me gjithë lojtarët kemi parë. Për meritën tonë, sot mendoj se Stromsgodsetin e bëm një skuadër ordinere.

-Pati kontestime nga ana e publikut. Keni ndonjë koment?

-Unë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyer edhe me “Guerrils” edhe me pjesët tjetër, armatën e Tiranës së Re, që fatkeqësisht nuk po shkojnë shumë mirë. Kam mbajtur marrëdhënie mjaft të mira për t’i krijuar kushte fantastike pasi ne për tifozët luajmë. Ajo pjesë e tifozerisë që më shan mua me libër shpie, duhet të shohë historinë se çfarë i kam dhënë unë Partizanit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Mund të vish nga ndonjë skuadër tjetër që nuk ke dhënë kontribut, siç e kam dhënë unë në klub dhe të marrë këtë gjë, nuk është normale. Nuk ishte e mirë ajo që ndodhi dhe kjo shton mërzinë edhe më shumë që nuk morën frytet e lojës që zhvilluam.

-Mazrekaj nuk e priti mirë zëvendësimin dhe u largua duke sharrë. Çfarë ndodhi?

-Këto nuk janë shembuj që ndodhin sot. Edhe kur kemi luajtur ne kemi pasur pakënaqësi. Janë gjëra që shihen edhe në kampionate të mëdha, pasi njeriu ka tekat e tij. E rëndësishme është që trajneri duhet të jetë i fortë dhe të durojë. Lojtarët kur firmosin, pranojnë të luajnë në formacion, të ulen në stol, të luajnë një minutë, të jenë në tribunë, ky është pakti. Në kushtet e këtij profesionizmi ne nuk mund të ndalim Mazrekajn të luajë kalçeto se nuk pranon kushtet. I kemi dhënë mundësinë të luajë, pasi është lojtar me kontribut. U mundova t;i jap minuta edhe Nexhipit në ndeshjen e parë, por ne kaluam në avantazh dhe mund të barazonim. Sot do t;ia jepja edhe Nexhipit pjesën e tij të aktivizimit, pavarësisht nga publiku, por për momentin le ta themi se i bëra qejfin publikut se e ka idhull të vetin dhe do respektuar në mënyrë absolute. Por fillimisht kemi ekipin në radhë të parë. Arma e skuadrës është harmonia.

-Do rivendoset harmonia te Partizani?

-Kjo rregullohet shumë shpejt. Është shou që bën Nexhipi që thotë trajneri është hakmarrës. Nuk ka hakmarrje, pasi mbi të gjitha rëndësi ka skuadra, pasi trajnerit nuk i lejohet të hyjë në stol kur ka rezultat negativ. Mazrekaj e thashë të japë maksimumin dhe t’i përgjigjet presidentit që e mban në “pëllëmbë të dorës”, t’i përgjigjet tifozëve. Nuk e ka pritur mirë zëvendësimin dhe është normale.

 

Sponsored b
Previous articleKonferencë për shtyp, Duka: Fitoi drejtësia!
Next articleHalili tërbohet nga letra, kërkon të gjejë “puçistët”