Home Aktualitet “Fluturoi në ajër” çiftin me foshnje/ Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve...

“Fluturoi në ajër” çiftin me foshnje/ Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike

905
0
Sponsor

Dalin detaje të reja nga aksidenti në rrugën e Kavajës, ku Ajas Sulejmani me një makinë luksoze përplasi çiftin me foshnjën tre muajshe në karrocë.

Policia bën me dije pas kryerjes së testit të drogës, 39-vjeçari ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sponsori ynë

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në informacionin shtesë të policisë.

Ndërkohë, më parë blutë raportuan se 39-vjeçari është gjobitur 8 herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit dhe është ndëshkuar disa herë me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu është shoqërur për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Por Sulejmani ka rezultuar një emër i panjohur për policinë, pasi autoritetet britanike e kanë shpallur në kërkim që prej vitit 2014 për trafikim lëndësh narkotike dhe ky informacion mund të gjendet lehtë vetëm me një kërkim në Google.

Kujtojmë se Sulejmani është vënë në pranga, pasi është lokalizuar në një spital privat.

Ndërkohë, çifti i aksidentuar, së bashku me foshnjen, u dërgua menjëherë pas përplasjes në spitalin e Traumës, por nuk ka informacion se si është aktualisht gjendja e tyre shëndetësore.

Sponsored b
Previous articleLotaria Amerikane, ja përse shqiptarët nuk po i shikojnë dot emrat e fituesëve
Next articleMbyllet cikli i Skënderbeut, ja pas sa vitesh korçarët rikthehen në Kategorinë e Parë