HomeAktualitet5 ushtrime të padobishme që nuk ju ndihmojnë të bini në peshë

5 ushtrime të padobishme që nuk ju ndihmojnë të bini në peshë

Images

Shumica e njerëzve mendojnë se çdo lloj lëvizje apo aktiviteti fizik ndihmon të bini në peshë. Mirëpo kjo është e gabuar. Sigurisht që lëvizja bën mirë, por nuk do ju ndihmojë të bini në peshë.

Nëse keni si qëllim të humbisni disa kg dhe të bëheni më e dobët, atëherë duhet të ndaloni ushtrimet që rrisin masën tuaj muskulore pasi do ju bëjnë të dukeni edhe më të shëndosha.
Fillimisht dobësoheni dhe më pas forconi muskujt tuaj.  Ja disa ushtrime që nuk janë efektive dhe se me çfarë mund ti zëvendësoni në mënyrë që të humbisni peshë.
1-Tërheqja anash me pesha.
Tërheqja anash ju ndihmon të formoni muskujt tuaj abdominalë, por kur ju  e kryeni atë me pesha atëherë do të zgjeroni stomakun tuaj duke e bërë belin më pak të dukshëm. Më mirë bëjini këto ushtrime pa pesha shtesë.
efa3c92a 90e2 42f6 9acb 2c98990c9955 0
2-Squats me pesha.
Këto janë një nga ushtrimet më efektive për vithet dhe këmbët. Mirëpo nëse ju e kryeni këtë ushtrim me pesha shtesë kur keni ende depozita dhjami në vithe dhe këmbë do e bëni këtë zonë të duket edhe më e shëndoshë. Bëni squats të rregullta pa pesha për të arritur rezultatin që doni.
c31785a5 166c 49d2 a60d 53c0c6938216 0
3-Stërvitja e pjesës së brendshme dhe të jashtme të kofshëve me pesha.
Kur bëhet fjalë për të luftuar yndyrën e trupit, pjesa e brendshme dhe e jashtme e kofshëve është një nga më problematiket. Me shpresën e bërjes së këmbëve më të holla, femrat i trajtojë ato me pesha. Por trajtimi me fuqi nuk çon në humbje peshe.
Më mirë kryeni ushtrime pa pesha që çojnë në aktivizimin e muskujve të brendshëm dhe të jashtëm të kofshëve.
4c9e6e96 1bed 43ec 9bff 388a332a1c4c 0
4-Ushtrimet me pesha për shpinën.
Ushtrimet me pesha për forcimin e muskujve të shpinës bën që shpina të bëhet më e gjerë duke prishur kështu përmasat femërore të figurës tuaj.
Më mirë bëni ushtrime që nuk kanë nevojë për peshë shtesë.
8b75258a 61b7 401a 9f66 8e52d7aa0cb9 0
5-Push ups ose pompat.
Pompat formojnë muskujt e gjoksit dhe tricepsin. Nëse keni peshë të tepërt forcimi i muskujve do i bëjë këto zona të duken edhe më të mëdha. Në vend të kësaj ndërroni pompat me planks që do të ndihmojnë në forcimin e shumë muskujve dhe rënien në peshë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments