Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Elbasanit ndërsa është ndjerë edhe në Tiranë, Lushnje, Durrës, Elbasan, Berat
Lëkundje tërmeti janë shënuar rreth orës 00:17 minuta të 14 janarit 2024.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti me magnitudë 4.3 i shkallë rihter dhe thellësi 20.8 km ka pasur epiqendrën në fshatin Shalës të Elbasanit.
Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë, Lushnje, Durrës, Berat.
