HomeAktualitetKruja është shumë pranë rikthimit te Vllaznia

Kruja është shumë pranë rikthimit te Vllaznia

Kruja gjate ndeshjes Vllaznia PartizaniPas dy takimeve radhazi, drejtuesit kuqeblu kanë bindur mesfushorin për një rikthim në skuadrën “mëmë”, gjë që mund të zyrtarizohet me fillimin e javës së ardhshme

Gaspër MARKU

Një rikthim i mesfushorit Arsid Kruja tek Vllaznia do të ishte i mirëpritur. Ky është mesazhi që drejtori sportiv, Armir Grima dhe trajneri Luan Zmijani i kanë përcjellë mesfushorit të talentuar në dy takimet e njëpasnjëshme të realizuara brenda kësaj jave. I cilësuar si “talenti i vitit” për sezonin e kaluar, pas një këmbënguljes së menaxherit të tij, Kruja la Vllazninë në periudhën e ndërrimit të viteve për t’u bërë pjesë e skuadrës arabe Al Hajer. Megjithatë, falë njohjes dhe bashkëpunimit që drejtuesit e këtij klubi kanë me ato të Flamurtarit të Vlorës, bënë që Kruja të luante si i huazuar gjysmën e sezonit të kaluar në kampionatin shqiptar të Superligës për ngjyrat vlonjate. Sipas formulës së nënshkrimit të kontratës, Kruja ecurinë e karrierës së tij duhej ta kishte në kampionatin e Arabisë Saudite, atje ku edhe ka qenë destinacioni kryesor i tij.

Çështja e kontratës – Megjithatë, duke i ndjekur gjërat në distancë duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet. Sinjalet e para u dhanë nga zyrtarët e klubit kuqeblu, të cilët rreth një muaj më parë bënë të ditur se pala arabe nuk ka qenë korrekte me zbatimin e kontratës, e cila parashikonte që një pjesë të shumës që i detyrohej Vllaznisë për marrjen e kartonit përfundimtar të Krujës ta shlyente deri në mbyllje të sezonit të kaluar. Në të tilla kushte, përderisa një marrëveshje e tillë nuk është zyrtarizuar, drejtuesit e klubit kuqeblu nuk nguruan të deklarojnë se Kruja është futbollist i tyre dhe madje për këtë stafi teknik filloi t’i bënte llogaritë me ish-futbollistin në listën e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Një situatë kjo që fillimisht për palën arabe dhe menaxherin e Krujës u konsiderua joproblematike, teksa deklaruan se gjithçka do të likuidohej dhe sistemohej në kohën e duhur, por që me sa duket akoma nuk ka marrë rrugë. Të paktën, kështu deklarojnë burimet nga klubi Vllaznia ndërkohë që nga pala tjetër e konsiderojnë punë të kryer.

2 sezone

Ka luajtur Arsid Kruja me skuadrën e parë të Vllaznisë, duke koleksionuar 55 paraqitje dhe vetëm pesë gola të shënuar.

70 mijë

Dollarë duhet t’i paguante Vllaznisë për kartonin e Arsid Krujës, klubi aran Al Hajer, gjë që siç kuptohet nuk ka ndodhur ende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments