Home Aktualitet Mblidhet këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj betohet dhe merr detyrën

Mblidhet këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj betohet dhe merr detyrën

226
0
Sponsor
Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ju drejtua në këmbë godinës ku do të ketë zyrën në 4 vitet e ardhshme. Ai  priti që ora  të shkonte 10.00 dhe pastaj nga selia e partisë Socialiste ju drejtua Bashkisë së Tiranës për mbledhjen e këshillit.
Ky Këshill do të ketë tashmë 61 anëtar, nga 55 që kishte në mandatin e shkuar dhe kjo për shkak të ndarjes së re territoriale. Fillimisht mbledhja e sotme do të drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë i cili rezulton këshilltari i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti. Me konstituimin e komisioneve dhe zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të jetë sërish Aldrin Dalipi, do të jetë ky i fundit që do të vazhdojë me drejtimin e mbledhjes.
Ndërkohë, tashmë janë konfirmuar edhe Nënkryetarët e rinj të bashkisë të cilët do të jenë tre. Ata do të jenë Andi Seferi, përfaqësues i Frymës së Re Demokratike, Brunilda Paskali, përfaqësuese e LSI dhe Arbi Mazniku, përfaqësues i PS.
Vlen për tu nënvizuar, se në mbledhjen e parë të Këshillit, janë prezent edhe përfaqësuesit e të gjitha besimeve fetare në vend.
Ja axhenda e mbledhjes së sotme:
-Zgjedhja e Komisionit te Mandateve.
-Shqyrtimi dhe miratimi i raportit te Komisionit te Mandateve.
-Betimi i Keshilltarëve.
-Zgjedhja e Kryetarit te Keshillit Bashkiak.
-Zgjedhja e N/Kryetarit te Keshillit Bashkiak.
-Shpallja e vlefshmerise se mandatit te Kryetarit te Bashkise Tirane dhe betimi.
-Zgjedhja e anetareve qe do te perfaqesojne Keshillin Bashkiak ne Keshillin e Qarkut te Tiranes.

Powered by WPeMatico

Sponsored b
Previous articleKruja është shumë pranë rikthimit te Vllaznia
Next articleA ka përgjegjësi Policia e Shtetit për ngjarjet në ndeshjen Kukësi-Legia? (VIDEO)