Një ditë para zgjedhjeve, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, ka postuar një foto posacerisht për të përcjellë apelin e tij ndaj votuesve.
Mesazhi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon për qytetarët shqiptarë që do i drejton nesër kutive të votimit. Në foton e postuar prej tij shkruhet:
“- Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar.
Nëse do të zgjidhen, ata do të pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze.
Shqipëria meriton më shumë.
Tani u takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë, që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë.”