Vrasja e efektivit të njësisë speciale të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat mund të jetë vrasje e porositur nga burgu, si hakmarrje ndaj vrasjes së SabriShurdhit, i vrarë më 2007 gjatë një operacioni policor në fshat.
Efektivë të forcave speciale, por edhe ish-funksionarë të Policisë së Shtetit kanë patur informacion se vëllai i Sabri Shurdhit, Florian Shurdhi, i cili aktualisht ndodhet në burg po organizonte hakmarrjen për vrasjen e vëllait më 7 shtator të tetë viteve më parë.
Ky dyshim bëhët edhe më i fortë, pasi situata në Lazarat ka qenë edhe më e qetë se çka qenë një vit më parë.
Dyshimet rriten edhe për faktin se grupi i armatosur ka qëlluar vetëm mbi forcat RENEA dhe për asnjë moment mbi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Tjetër detaj i dyshimtë është se grupi i armatosur ndodhej pikërisht tek memoriali i ngritur në nder të Sabri Shurdhit.
