Një ngjarje tragjike tronditi vendin ditën e sotme në aksin Orikum-Kaninë. Dy punonjës të firmës BIBA-X shpk me pronarë, Barush, Luan dhe Skënder Bibën gjetën vdekjen.
28-vjeçari nga Kavaja me inicialet K.K dhe 32-vjeçari nga Lushnja me inicialet A.B, drejtues i mjetit tip kamion i firmës ishin punonjës të kompanisë dhe po punonin në ndërtimin e këtij aksi.
Dy punonjësit kishin furnizuar mjetin me zhavorr dhe ishin duke zbritur nga Kanina për në Orikum kur drejtuesi i mjetit ka devijuar nga frika për të mos rënë në humnerë e duke u kthyer në mes të rrugës për pasojë është përplasur me anën e shkëmbit. Trupat e viktimave kanë dalë nga xhamat e mjetit dhe janë mbuluar nga ngarkesa me zhavor.
Shkak kryesor i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosfunksionimi i mirë i frenave të kamionit.
Firma Biba-X ka marrë nga Bashkia Vlorë tenderin për rikonstruksionin e disa akseve të bashkisë me vlerë mbi 110 MLN Lekë pa TVSH.
Përfitues janë tre vëlletërit aksionerë, përfitues të shumë tenderave publikë qeveritarë dhe lokalë.
Ata janë përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në tendera publikë për një periudhë të caktuar kohe për shkak se kanë thyer ligjin e Prokurimeve Publike.
Kjo firmë bashkë me “D.H Albania” të Bashkim Ulajt, falsifikuan dokumentet dhe morën tenderin 20 MLN € të Unazës së Re dhe kjo është pikërisht arsyeja pse kompania e tre vëllezërve u përjashtua.
Kjo kompani është ‘mike’ e Bashkim Ulajt, oligarkut pranë Erion Veliajt, me të cilin ka bashkëpunime në përfitime parash publike.