Home Aktualitet Pas kontrollit fizik u kapën me doza kanabis/ Arrestohet 43 vjeçari nga...

Pas kontrollit fizik u kapën me doza kanabis/ Arrestohet 43 vjeçari nga Belortaja ,procedohet edhe 34 vjeçari nga Hoçishti…

728
0
Sponsor

Vijon puna për parandalimin e përgatitjes për kultivimin e bimëve narkotike dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes së tyre, goditën një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.

Sponsori ynë

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

po

 

 

Sponsored b
Previous articleTurqia nuk do të marrë më kurrë pjesë në Eurovision
Next articleViktimat 28 e 32 vjeç punonjës të vëllezërve BIBA miq të Veliajt, dyshohet se kamionit s’i punonin frenat