Vetëm vizitat mjekësore ndajnë Gonzalo Higuain nga zyrtarizimi i marrëveshjes që e sheh atë të bëhet një futbollist i ri i Milanit. Futbollisti ka mbërritur në Milano, me qindra tifozë e padyshim gazetarë që e pritnin para hotelit për këtë transferim që është ndër më të bujshmit në Itali.
“Ndjehem mirë, presim vizitat mjekësore dhe të shpresojmë që gjithçka të mbyllet. Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Përshëndet të gjithë tifozët e Milanit dhe ata të Juventusit të cilët më kanë treguar gjithmonë ngrohtësi.
Milani? Shpresoj që të arrijë sa më larg që të jetë e mundur. Nesër do të firmos dhe do të them çdo gjë që ndjej dhe mendoj në këto momente. Po, kam folur edhe me Gatuzon”, ishin fjalët e vetme që tha argjentinasi para gazetarëve, duke u zhdukur më pas brenda hotelit milanez që sot me siguri do tëkalojë natën i rrethuar nga tifozët e zjarrtë të kuqezinjve.