Home Aktualitet Dalin pamje nga vendi i vetëvrasjes, PD anulon konferencën për shtyp

Dalin pamje nga vendi i vetëvrasjes, PD anulon konferencën për shtyp

375
0
Sponsor

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion dentiste është vetëflijuar duke u hedhur nga një pallat në rrugën “Pashko Vasa” në kryeqytet.

Sponsori ynë

Burime policore i thanë gazetarit të Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por Report Tv konfimoi se bashkëshortja e Hallunajt ka shfaqur shenja depresioni pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Në vendngjarje kanë nisur hetimet e para, ndërsa mësohet se në vendngjarje ndodhet edhe i ati i dentistes së vetëflijuar.

Nga ana tjetër, ka raportime se PD kishte përgatitur të vijonte denoncimet sot, por ka anuluar një konferencë për shtyp. Hallunaj u sulmua ashpër nga PD një ditë më parë, pasi u tha se ai kaloi vetingun edhe pse ka liruar Arben Frrokun, të akuzuar për vrasje.

 

Sponsored b
Previous articleVetëflijohet gruaja e gjyqtarit Hallunaj, vuante nga depresioni
Next articleVIDEO / Higuain flet si milanist: I lumtur, shpresoj që Milani të shkojë sa më larg