Home Aktualitet Vëllai i Arbër Hajdarit i prekur nga koronavirusi

Vëllai i Arbër Hajdarit i prekur nga koronavirusi

365
0
Sponsor

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi sportistin e njohur 61-vjeçar, Skënder Kurti si viktimën e pestë të koronavirusit në Shqipëri. Por fatmirësisht, Kurti nuk u dorëzua në betejën e tij me COVID-19 dhe u rikthye sërish në jetë, duke u raportuar nga autoritetet vetëm si një vdekje klinike.

Në një intervistë të dhënë për Abc News, kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari duke folur për sportistin bëri thirrje që të gjithë të kenë kujdes, pasi ndaj këtij rreziku nuk është askush imun.

Sponsori ynë

Duke kujtuar se Skënder Kurti është marrë gjithë jetën me sport, Hajdari kërkon që askush të mos neglizhojë higjenën dhe kujdesin.

Ai u shpreh:

“Skënderi është shumë i fortë, nuk ka konsumuar alkol, nuk ka pirë cigare. Është marrë me sport gjithë kohën. Kjo tregon që ky virus nuk pyet për moshë. Nuk pyet për shëndet. Pavarësisht se po kuptohet se moshat e vjetra janë më të prekura, kjo nuk përjashton edhe moshat e reja dhe organizmat që janë të fuqishëm. ”

Veç kësaj, Shkëlqim Hajdari rrëfeu gjithashtu se edhe një pjesëtar i familjes së tij është infektuar me koronavirusin dhe tashmë është mirë.

Bëhet fjalë për të birin në SHBA, vëllain e Arbër Hajdarit i cili njihet për punën që bën me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”.

“Edhe unë si çdo njeri tjetër, bashkë me familjen time jemi në një farë mënyrë të vetë-karantinuar, të gjithë pjesëtarët e familjes zbatojnë të gjitha masat mbrojtëse me njëri-tjetrin. Është momenti për të thënë se një pjesëtar i afërm i familjes time tashmë e ka kaluar. Dmth është prekur nga Covid-i dhe e ka kaluar, është mirë”, sqaroi më tej Shkëlqim Hajdari.

Sponsored b
Previous articlePas koronavirusit, në Kinë shfaqet virusi i minjve, vdes një burrë
Next articleLajmi i Fundit/ Koronavirusi arrin ne Tropoje, 174 raste ne gjithe vendin, 28 te prekur te rinj ne 24 ore