Home Aktualitet U dërgua me urgjencë në spital, zbulohet gjendja e lojtarit të Burrelit

U dërgua me urgjencë në spital, zbulohet gjendja e lojtarit të Burrelit

125
0
Sponsor

Futbollisti i Burrelit, Florenc Farruku, humbi ndjenjat në ndeshjen e sotme përballë Tomorit në transfertë pas një përplasje me kokë me kundërshtarin dhe u rrëzua në fushën e lojës duke përhapur panik tek të pranishmit.

 

Sponsori ynë

Mjekët e të dy skuadrave vrapuan menjëherë në fushën e lojës për të dhënë ndihmën e parë me lojtarin që fatmirësisht u përmend pas disa minutave e më pas u transportua me urgjencë në spitalin rajonal.

 

Pas trajtimit të mjekëve në spitalin rajonal të Beratit, gjendja e lojtarit është e mirë duke qetësuar të gjithë. Redaksia e Neësport.al i uron shërim të shpejtë Florencit dhe një rikthim akoma më të fortë në fushën e blertë.

Farruku

 

Sponsored b
Previous articleTërmet në Elbasan, dy lëkundje të njëpasnjëshme
Next articleAgron Shehaj largohet nga PD: Do qëndroj i pavarur, ja biseda me Berishën