HomeAktualitetTrupi i Dwamenës niset drejt Ganës

Trupi i Dwamenës niset drejt Ganës

Trupi i Raphael Dwamenës do të transportohet në Ganë. Mësohet se mjekët ligjorë kanë përfunduar ekspertizën mjekësore për sulmuesin i cili humbi jetën pas një arresti kardiak gjatë ndeshjes Egnatia – Partizani.

 

Familjarët kanë kërkuar me ngulm transportimin e trupit në Ganë, ndërsa nuk kanë dashur që të kryhen homazhe në nderim të tij në stadiumin e Rrogozhinës.

 

I ndjeri do të varroset në vendlindje, ndërsa shteti shqiptar ka kryer të gjithë procedurat për transportimin e tij. Sigurisht, suport kryesor është klubi i Egnatias që ka marrë përsipër edhe anën financiare për të çuar arkmortin me trupin e pajetë në vendlindje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments