Home Aktualitet Tirana nuk di të ndalet, gjen edhe “bomberin”

Tirana nuk di të ndalet, gjen edhe “bomberin”

267
0
Sponsor

Tirana nuk ka në plan që të ndalet në këtë merkato. Edhe pse ka siguruar 6 afrime, një tjetër është duke u “gatuar”. Dëshira e Ze Marias më në fund do të plotësohet. Trajneri kërkoi me ngulm një qendërsulmues dhe drejtuesit pasi nisën kërkimet, duket se e kanë gjetur të duhurin.

Sponsori ynë

Sigurisht që ende nuk mund të flitet për firmë, megjithatë lajmi i mirë është që e kanë “piketuar” dhe po negociojnë. Mësohet se bëhet fjalë për lojtar afrikan dhe pritet që shumë shpejt Drejtori Ekzekutiv, Hektor Çomo, do të udhëtojë jashtë vendit për të mbyllur detajet e fundit. Nuk bëhen të ditura të dhënat e sulmuesit, e aq më pak emri, pasi fillimisht drejtuesit duan që ta mbyllin marrëveshjen. Megjithatë, prioriteti është që të afrohet një element i ri në moshë, prej të cilit në një të ardhme mund të gjenerohen të ardhura. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që të mos i kalojë të 18-at.

ALTERNATIVAT

Tirana zyrtarisht ka dubluar çdo repart, madje edhe sulmin. Megjithatë, gjendja e Ngosë vendosi në “alarm” brazilianin. Rikuperimi i tij mund të kërkojë të gjithë muajin gusht, për të mos thënë edhe një pjesë të mirë të shtatorit. Edhe pa merkato, ofensiva e Tiranës nuk është kurrsesi e varfër. Veç Junus Sentamusë që dëshmoi vlera sezonin e fundit, është edhe Bedri Greca. Klubi pret shumë prej tij, madje ky ka qenë edhe motivi që nuk e lanë që të shkonte te Laçi, edhe pse ata e kërkuan që ta merrnin në huazim për Ligën e Europës. Ai rezultoi një nga surprizat më të mëdha.

Edhe pse pa shumë zhurmë, ai u shndërrua në shënuesin më të mirë të skuadrës, duke ia kaluar edhe dyshes Ngo-Sentamu. Por, nuk është i vetmi, pasi klubi ka afruar edhe Dejan Blazhevskin. Edhe pse mosha e tij të krijon skepticizëm, të dhënat e para të shtojnë besimin se mund të bëjë diferencën. Veç përvojës, Ze Maria mund të bëjë fare mirë llogaritë edhe me Halilin apo Muçin në ndeshje të veçanta. Madje në kushte emergjence, si “pykë” mund të përdoret edhe vetë Kobina, paçka se është një fantazist tipik.

ADELA MERKO

Sponsored b
Previous articlePrezantohet Hebaj: Ka ardhur koha për titull, ja rivalët!
Next articleTemperaturat rriten, por pasditja sot sjell shira