Home Aktualitet SPAK NUK NDALET/ NIS HETIM NDAJ KRYEBASHKIAKUT KOLONJAR ERION ISAI DHE ZV/KRYETARES

SPAK NUK NDALET/ NIS HETIM NDAJ KRYEBASHKIAKUT KOLONJAR ERION ISAI DHE ZV/KRYETARES

935
0
SPAK NUK NDALET/ NIS HETIM NDAJ KRYEBASHKIAKUT KOLONJAR ERION ISAI DHE ZV/KRYETARES
SPAK NUK NDALET/ NIS HETIM NDAJ KRYEBASHKIAKUT KOLONJAR ERION ISAI DHE ZV/KRYETARES
Sponsor

Dosja penale ndaj zyrtarëve të IKMT në Korçë, ku nga përgjimet ka dalë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës Erion Isai, i është përcjellë SPAK-ut. Ka qenë prokuroria lokale që pas arrestimeve të para, ka vlerësuar se hetimet duhet të vijojnë nga prokuroria e posaçme. Këshilltari i Erion Isait është përgjuar teksa flet me kryebashkiakun për të takuar biznesmenin që do të kryente rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti.

 

Sponsori ynë

Prokuroria e Korçës ka përcjellë në SPAK dosjen ku i përfshirë rezulton edhe kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai. Objekt i çështjes është vijimi i hetimeve për një sërë abuzimesh korruptive në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, punësimet e paligjshme dhe shitja e lëndës drusore në Ersekë.

Kjo çështje, deri në këtë fazë ka çuar arrestimin e disa personave të akuzuar për “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe pezullimin e disa zyrtarëve të IKMT-së në Tiranë e Korçë. Ndërsa ajo që fshihet, janë zyrtarë të Bashkisë Korçë, duke filluar nga kryetari Erjon Isai, zv/kryetarja Brikena Ali, këshilltari bashkiak Lirjan Hyseni, përgjegjësi Pyjor në bashkinë Ersekë, Amarildo Jaho, dhe disa zyrtarë të tjerë që janë përfshirë në punësime jashtë kritereve./

Sponsored b
Previous articleDonnarumma rikthehet në Serie A, huazim me të drejtë blerjeje!
Next articleSPAK MER VENDIMIN PËR KRYEBASHKIAKUN E ERSEKËS: “NUK GJENDET ASNJË VEPËR PENALE”