Home Aktualitet Skënderbeu, FIFA ultimatum për çështjen “Pejiç”

Skënderbeu, FIFA ultimatum për çështjen “Pejiç”

302
0
Sponsor

Pero Pejiç fiton “gjyqin” me Skënderbeun. FIFA ka pranuar pjesërisht kërkesën e sulmuesit kroat, që detyron klubin korçar që t’i paguajë 14 mijë euro, plus 5 për qind interes për pagat e prapambetura prej muajit shtator 2014.

Ndërkombëtarët, me anë të një shkrese, u japin “ultimatum” kampionëve në fuqi të vendit. Ata i kanë vendosur afat bardhekuqve, të cilët janë të detyruar që të paguajnë lojtarin brenda një muaji.

Sponsori ynë

Më konkretisht në harkun kohor të 30 ditëve, Skënderbeu duhet që të depozitojë në llogarinë e ish-sulmuesit të tyre (i cili aktualisht luan me Kukësin) shumën në fjalë, që shkon 14 mijë e 700 euro). Nëse nuk përmbushet ky kusht, atëherë klubi korçar do të rrezikonte deri në heqje pikësh…

 

Sponsored b
Previous articleBE dridhet – Cipras në Moskë
Next articleBylisi i beson historisë për sfidën ndaj Pogradecit