HomeAktualitetBylisi i beson historisë për sfidën ndaj Pogradecit

Bylisi i beson historisë për sfidën ndaj Pogradecit

Bylis ekipBylisi i është rikthyer dje stërvitjes pas një dite të lënë pushim. Trajneri Roland Nenaj ka nisur përgatitjet anti-Pogradec, ku në fundjavë do të luajnë në transfertë. Skuadra ka nisur stërvitjen dhe për titullarët që luajtën të shtunën kishte një ngarkesë më të lehtë, ndërsa pjesa tjetër ka marrë ngarkesën e plotë fizike nga stafi teknik.

Ekipi tashmë është përqendruar te ndeshja e radhës dhe ka lënë pas fitoren e arritur në shtëpi ndaj Dinamos. E gjithë vëmendja është përqendruar te transferta e radhës.

Në ndeshjen e kaluar që u luajt në Pogradec, ballshioët arritën të dilnin me tri pikë, duke e përmbysur rezultatin në fund. Në Ballsh tashmë është rikthyer. Te ballshiotët janë të bindur se do të dalin sërish me tri pikë nga transferta e radhës

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments