Home Aktualitet Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më...

Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më shumë para nga FSHF në vetëm dy javë

116
0
Sponsor

Skuadra e Egnatias është kurorëzuar sot kampione e Shqipërisë me fitoren 1-0 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF

Në bazë të rregulloreve të aktivitetit, Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,

Sponsori ynë

 

Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.

 

Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.

Sponsored b
Previous articleSKÁNDAL/ Eliminimi i Ervinit i párácáktuar? Detaji TRÓNDITES qe nxorri zbùluar TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.