Home Aktualitet Qëlloi me karrige mësuesen gjatë orës së mësimit, arrestohet 16-vjeçari

Qëlloi me karrige mësuesen gjatë orës së mësimit, arrestohet 16-vjeçari

499
0
Policia
Sponsor

Policia Lezhës njofton se ka arrestuar 16-vjeçarin, i cili paraditen e kësaj të mërkure qëlloi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”

 

Bëhet me dije se adoleshenti u ndalua në pranin e psikologut, prindërve të tij dhe avokatëve.

Sponsori ynë

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, njofton policia.

Sponsored b
Previous articleKonferenca e Izraelit: Pesë zhvillime kryesore në luftën Izrael-Hamas sot
Next article11 Përfitime Shëndetësore të Provuara të Farave Chia