Home Aktualitet Pogradec/ Policia kap të shumëkërkuarin Spartak Çela, pas 4 vitesh arrati

Pogradec/ Policia kap të shumëkërkuarin Spartak Çela, pas 4 vitesh arrati

116
0
Sponsor
Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasdite një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 shtiu me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokrës.
Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshihet sërish.
Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e sektorit të krimeve kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.
Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Theksojmë se për 4 vite me rradhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë ndaj policisë, në malsinë e Mokrës.
Sponsored b
Previous articleNgjarja e djeshme në Pogradec/ Ergi Proga u godit për vdekje nga Denis Meçe! Arrestohen edhe 3 të tjerë…
Next articleIntervista e motrës së viktimës Egli Proga në Pogradec