Ngjarja e mbrëmshme në Pogradec, ku Ergi Proga u servir si vdekje aksidentale, nuk rezultoi e vërtetë.
Kjo për faktin se 42-vjeçari Ergi Proga u godit nga një person që u identifikua me emrin Denis Meçe i cili pasi e dhunoi u largua nga vendngjarja.
Mësohet se të dy personat janë konfliktuar pranë një lokali ndërkohë që Proga pasi është dhunuar është futur në lokal dhe ka dalë që atje pas pak minutash duke u rrëzuar në tokë.
Kjo ngjarje u servir nga të gjithë si aksidentale, por ishte një vrasje.
Policia ka arritur të arrestojë Denis Meçon dhe bashkë me të edhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë.
Në prangat e policisë kanë rënë edhe 3 persona të tjerë V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ergi Proga ka ndërruar jetë në spital për shkak të hemoragjisë që pati.