Një 29 vjeçar në fshatin Rëmenj të Pogradecit ka shkaktuar trazira në ambientin ku ishte.
Dëmtoi me mjete të forta një automjet duke i thyer xhamin dhe dëmtuar targën. Po ashtu i vuri zjarrin dhe një dyqani aty pranë.
Nga verifikimet që u bënë, 29 vjeçari kishte probleme me shëndetin mendor.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi më datë 12.11.2023, ka thyer me mjete të forta pasqyrën dhe i ka dëmtuar targat e automjetit një 25-vjeçari, si dhe ka djegur me zjarr verandën e dyqanit të një 53-vjeçari, në fshatin Rëmenj. Nga verifikimet e kryera rezulton se 29-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.