Home Aktualitet Përplasi çiftin dhe vajzën 3-muajshe te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

Përplasi çiftin dhe vajzën 3-muajshe te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

1232
0
Sponsor

Është lënë i lirë Ajas Sulejmani, drejtuesi i mjetit që përplasi disa javë më parë çiftin Konomi dhe vajzën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.

 

Sponsori ynë

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë, nga “Arrest në burg”, i ka caktuar atij masën “Arrest shtëpie”.

 

Ai la të plagosur rëndë burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime.

 

Kujtojmë se aksidenti ndodhi te rruga e Kavajës, dhe Sulejmani po ngiste një automjet “G-Class” nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Policia konfirmoi se 39-vjeçari ishte përdorues i dy drogërave, ndërkohë ai akuzohet nga Prokuroria se në mosrespektim të shpejtësisë së lejuar dhe semaforit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Sponsored b
Previous articleMjafton vetëm 1 lugë, kjo erëz që të gjithë e kemi në shtëpi shëron disa nga sëmundjet më të përhapura
Next articleBordi i transparencës publikon çmimet e reja, rritet ndjeshëm nafta