Futbollisti serb humbi ndjenjat në fushë gjatë seancës, pas problemeve me frymëmarrjen, me lojtarët e Partizanit dhe stafin mjekësor që vrapuan për t’i ardhur në ndihmë duke i nxjerrë dhe gjuhën jashtë.
Gjë që evitoi dhe mbytjen e futbollistit, që ndërpreu menjëherë stërvitjen.
Gjithsesi sipas stafit mjekësor të klubit të kuq, nuk ka rrezik për Racic dhe lojtari madje pritet të rikthehet që këtë të enjte në stërvitje-raporton SS.
Ky cast krijoi panik te lojtarët e Partizanit, që gjithsesi u qetësuan në momentin që panë futbollistin të largohej nga fusha për të vazhduar më pas pa probleme seancën stërvitore.
Në këtë sezon, Racic ka qenë sulmuesi kryesor i Partizanit, teksa ka realizuar në total 14 gola, duke qenë i dyti në listë pas kroatit Pero Pejic.