HomeAktualitetMuca rindez shpresat e Tiranes!

Muca rindez shpresat e Tiranes!

TiranaNe “Qemal Stafa”, skuadra e Maganit pas nje pjese te pare te dobet, arrin te permbyse gjithcka ndaj Vllaznise. Fitore edhe per te nderuar tifozin qe humbi jeten ne aksident

Muca rindez shpresat e Tiranes!

 

Tirana permbys Vllaznine, ne nje ndeshje qe ka pare me dy fytyra bardheblute, per shkak te faktit se ne pjesen  epare kane qene thuajse inekzistent ne fushe dhe kane mbajtur me kot topin. Cinari, me nje eurogol, ka arritur te mposhte portierin Bakaj, i pafajshem ne kete rast. Nderkaq, duhet thene se badheblute, me fillimin e pjeses se dyte, kane rritur presionin dhe Muca i eshte afruar menjehere barazimit, qe ka ardhur pasi edhe Vllaznia ka mbetur me dhjete, pas daljes me te kuq te Beqirit, per nderhyrje te ashper ndaj Ndikumanes. Pas barazimit te arritur, Tirana ka shtuar forcat ne sulm dhe ka ardhur edhe goli i fitores, po me firmen e Muces. Keshtu, ndizet shpresa per te besuar tek titulli, pasi eshte 1 pike larg kreut, qe megjithate duhet thene se duhen luajtur ndeshjet e kater skuadrave te tjera neser. Nje sukses edhe qe i dedikohet tifozit qe humbi jeten tragjikisht ne aksidentin me motor perpara disa diteve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments