HomeAktualitetMbrojtësi kroat kalon vizitat mjekësore te Interi, nesër firma dhe zyrtarizimi

Mbrojtësi kroat kalon vizitat mjekësore te Interi, nesër firma dhe zyrtarizimi

Skuadra e Interit më në fund ka arritur akordin me mbrojtësin kroat të Atletiko Madrid, Sime Vrsajlko. Zikaltrit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me klubin spanjoll dhe Vrsajlko do të vijë në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.

inter

Sipas “CalccioMercato”, mbrojtësi kroat ka kaluar vizitat mjekësore në ambientet e klubit zikaltër dhe nesër do të firmosë kontratën me ekipin e Spaletit. Anësori i djathtë do t’iu kushtojë plot 17.5 milionë euro drejtuesve të Interit dhe kjo shumë do të paguhet në fund të sezonit të ardhshëm.

Vrsajlko bëri një paraqitje shumë të mirë në Botërorin “Rusi 2018” dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Kroacisë finaliste. Pavarësisht paraqitjes së tij, Atletiko Madrid nuk preferon ta mbajë në skuadër, duke detyruar kroatin të largohet përfundimisht nga zikaltrit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments