Zjarrfikësit/Maliq
Sponsor

Jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht se në Shqipëri sektori i shërbimit zjarrfikës përballet me mungesë mjetesh apo pajisjesh të duhura. Ashtu siç dimë se janë më të keq paguarit në krahasim me punën që bëjnë dhe rrezikun që iu kanoset çdo ditë të jetës së tyre dhe se vlerësimi që ju bëhet përveçse një “bravo” dhe rrahje shpatullash nuk mjafton.

 

Por nga Maliqi vjen një tjetër çudi edhe më e madhe, burime për Kolibri.al kanë bërë me dije se në stacionin e MZSH Maliq nuk ka aparat telefonik për të marrë telefonatat e qytetarëve apo banorëve në raste emergjencash civile, zjarresh apo çdo lloj problematike tjetër. Edhe pse vazhdimisht është kërkuar vendosja e një pajisje të tillë e cila është A-ja e punës deri më sot diçka e tillë nuk ka ndodhur.

 

Sponsori ynë

Ky është një problem e të cilin efektivët përballen prej vitesh dhe nuk merr zgjidhje edhe pse është diçka elementare për institucionet shtetërore që i kanë në varësi, se kur, se si do vendoset kjo linjë ende nuk ka dritë në fund të tunelit bëjnë me dije burimet.

 

Sigurisht që mungesë e tillë sjell pasoja të rënda në procesin e punës pasi kjo ndikon edhe në marrjen në kohë të informacionit në mënyrë që të reagohet sa më shpejt.

 

Të gjitha njoftimet apo kërkesat për ndihmë që bëhen nga banorët në territorin e bashkisë Maliq, raportohen në Korçë e më pas kjo e fundit i referon në Maliq, duhet marrë parasysh që qoftë edhe sekonda deri në referim ka të bëjë me jetën e atij që kërkon ndihmë.

 

Por jovetëm kaq, zjarrfikësit kanë mjete për të lëvizur por nuk kanë mjete mbështetëse për punën e tyre siç janë bomblat e oksigjenit, aq sa në shumë raste kanë rrezikuar jetën nga asfiksia që shkakton tymi.

 

Nisur nga fakti se po bëjmë këtë shkrim të shkurtër në pamje të parë, por skandaloz sa i përket rregullave të punës, shpresojmë që bashkë me linjën telefonike të hidhen sytë edhe tek pagat e zjarrfikësve dhe të mos trajtohen thjesht si puntorë, por si njerëz heronj që shpëtojnë jetë njerëzish, shpëtojnë pyje e banesa dhe nuk paguhen për mundin që derdhin.

Sponsored b
Previous articleArti shqiptar në zi, shuhet Mirush Kabashi
Next articlePRESHI MREKULLIA E DIMRIT !