Home Aktualitet Lajmi i Fundit/ Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena humb jetën në spital

Lajmi i Fundit/ Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena humb jetën në spital

146
0
Sponsor

Lajmi është konfirmuar nga burime nga zyrtarë të FSHF dhe pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja gjatë ndeshjes me Partizanin.dhe pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja gjatë ndeshjes me Partizanin.

 

Sponsori ynë

 

Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë duke ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Ndërkohë ndeshja Partizani-Egnatia u ndërpre pasi sulmuesi humbi ndjenjat. Rezultati shënoi 1-1 deri në minutën e 24’, por Rafael Duamena u rrëzua në fushën e lojës.

Ky ishte kolapsi i tretë në fushë për sulmuesin ganez. Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të t

yre.

 

 

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

 

Sponsored b
Previous articleDhunoi Barbarisht 3-Vjeçaren Në Kopshtin Privat, Arrestohet Edukatorja
Next articleNdarja tragjike nga jeta e Duamenës, Shakohoxha: Zoti ju dënoftë more vrasës