HomeAktualitetDhunoi Barbarisht 3-Vjeçaren Në Kopshtin Privat, Arrestohet Edukatorja

Dhunoi Barbarisht 3-Vjeçaren Në Kopshtin Privat, Arrestohet Edukatorja

Fill pas kërkesës së prokurorisë, e cila kërkoi ‘arrest me burg’, edukatorja Majlinda Dehima është vënë në pranga.

 

Dehima akuzohet se dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat, duke i thyer asaj dhe këmbën. Prokuroria ka ngritur ndaj edukatores së kopshtit Stinët akuzën e ‘keqtrajtimit i të miturit’.

 

Ngjarja në fjalë solli indinjatë të madhe në opinion publik. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se ka dyshime që u tentua të mbahej e fshehtë. Sakaq, dy oficerë policie janë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. AMP sqaroi sot se ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës. Aktualisht para Ministrisë së Arsimit po mbahet një protestë nga shoqëria civile dhe qytetarë, të cilët kërkuan burg për edukatoren dhe kontrolle të rrepta të kopshteve private.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments