Home Aktualitet Lajme nga Kategoria e Parë, Grupet A dhe B

Lajme nga Kategoria e Parë, Grupet A dhe B

275
0
Sponsor

Sopoti “zhyt në krizë”

Tomorin dhe beson!

Sponsori ynë

Dalipi e nis me fitore, tani synohet sërish Superliga, ndërkohë që Muxhaj edhe pse kishte planifikuar portierin spahiu për lojë e lë në stol me “arsyen” se nuk është falur ende!

Sopoti 3

Tomori 0

Shënues: Kastrati 70’, Cake 82’, Caushaj 90’

E diel 5 Prill 2015, ora 16:00, në kompleksin “Internacional-Tirana”, të Pezë-Helmësit

Sopoti: Lamellari, Ballkoçi, Bella (Cake 68’), Lezi, Kastrati, Bitincka (Caushaj 40’), Kllogjeri, Idrizaj, Begaj, Dhima (Mezini 60’), Polisi. Tr.: E.Dalipi

Tomori: Shtrepi, Avdo, Ramazani, Bishaj (Rrustaj 85’), Berberi, Sharavolli, Dervishaj, muxhaj, G.Arbëri, Shinko (Dragoti 62’), Mile. Tr.: M.Muxhaj

Gjyqtarë: E.Halo (Memaliaj), P.Puto, R.Zhuli (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Bella, Kllogjeri / Ramazani

Trajneri Edmond Dalipi debutoi me sukses në pankinën e Sopotit, pasi dje skuadra e tij ka arritur që të fitojë me rezultatin e “pastër” 3-0. Mile, Dervishaj, Sharavolli dhe Avdo, gjatë 90-minutave, kanë qenë rrezik dhe shumë fare pranë golit për Tomorin. Por, atë që nuk bën beratasit e realizuan librazhdasit me Caken, Kastratin dhe Caushajn. Beratasit me këtë humbje janë në garën për mbijetesën tashmë, ndërsa Sopoti, është në lojë matematikisht dhe beson për Superligën.

ÇUDIA- Ndërkohë, trajneri Muxhaj, të shtunën në mbrëmje kishte planifikuar si portier të parë të riun me perspektivë Franci Spahiu. Mirëpo, si me katapultë, dje ka vendosur të aktivizojë Josel Shtrepin, me “arsyen” se Spahiu ende nuk është falur pas dënimit. Pasi janë interesuar duke folur me delegatin dhe me drejtues në FSHF, është mësuar se Apeli në 11 shkurt e ka falur Franci Spahiun!

Pas ndeshjes

E.Dalipi (tr. i Sopotit): “Jam shumë, por edhe fatkeq sepse kam fituar ndeshjen time të parë në debutim sepse kam mundur ish-skuadtën time të Tomorit. Në futboll vendosnin episodet dhe ne mposhtëm beratasit me gola dhe jo me lojë. Do shfrytëzojmë matematikën për të kërkuar elitën”.

M.Muxhaj, (tr.i Tomorit): “Ndihemi shumë të keq ardhur për këtë humbje, sepse loja tregoi jo vetëm baraspeshë, por herë-herë edhe dominim tonë, sidomos në pjesën e parë ku duhet të kishim kaluar në avantazh. Futbolli është i atillë dhe të ndëshkon kur nuk e pret, kështu na ndodhi dhe neve ndaj Sopotit”.

Bano: Lushnja mendon për Dinamon

Ndërkohë, të gjithë futbollistët e skuadrës lagunave kanë nga dy të verdha dhe trajneri kërkon që të ruhen!

Arjan LIKJA

Kryepankina e Lushnjes shprehet i kënaqur për lojën e të tijve, ndërkohë që thekson se një fitore këtë fundjavë ndaj Dinamos, do t’i siguronte skuadrës së tij kreun përgjithmonë. “Fitorja e arritur dje në “Roza Haxhiu” ndaj Shkumbinit, ka kënaqur trajnerin e Lushnjes Artan Bano. “Ndaj Shkumbinit kemi arritur një fitore e cila nuk na ka bërë shumë me “dhimbje koke”, – thotë në nisje të pohimit të tij trajneri lushnjar duke vazhduar më pas: “Gjatë gjithë javës e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të tillë që të dilnim sa më shpejtë tek goli. Realizuam një fitore që nuk na ka bërë shumë me “dhembje koke”, pasi djemtë pas shënimit të shpejtë të golit të parë e kanë administruar mjaft mirë lojën. Kjo fitore ka ardhur në momentin e duhur pasi ka vërtetuar se Lushnja di të fitojë edhe pa u ndikuar negativisht nga presioni i domosdoshmërisë së rezultatit. Kundërshtarët tanë ballshiot nga ana e tyre kanë arritur të mposhtin Dinamon duke mos na u ndarë në renditjen ekipore. Kjo situatë nuk na jep luksin që t’i gëzohemi shumë fitores që arritëm ndaj peqinasve. Ndaj që nga ky moment un po mendoj për takimin e radhës të cilin ne e luajmë në Tiranë përballë Dinamos. Edhe pse i vlerësoj të gjitha takimet e mbetura në maksimum mendoj se një fitore ndaj Dinamos do të ishte garancia më e madhe që ne të ruajmë kreun deri në fund të këtij kampionati”, – e mbylli trajneri Bano.

Kartonët

Lushnja pjesën më të madhe të futbollistëve e ka me nga dy dhe me nga pesë kartonë të verdhë, ndaj edhe stafi u ka bërë kujdes që të ruhen në sfidat e mbetura. Branica do të jetë mungesa e vetme në Tiranë, pasi ka plotësuar 3 kartonët e verdhë.

Reagon Dinamo: Të vetëm,

por po luajmë drejtë!

Klubi blu pohon: Nuk ishte faji ynë, gjyqtarët na kanë dëmtuar në transferta, por nuk do të rrezikojmë, kthesa nis nga Lushnja

Dinamo është mundur nga Bylisi me rezultatin 2-1, ndërkohë që në media është thënë se skuadra ka toleruar. Por, janë vetë drejtuesit ata të cilët i konsiderojnë si zëra dashakeqëse, madje dhe në dëm të emrit të madh që ka Dinamo. Sipas tyre, nuk është toleruar aspak, madje gjyqtari ka ndikuar. “Dinamo është përpjekur që të bëjë më të mirën në Ballsh edhe pse dihet që klubi ynë është i vetëm kundër aleancave. Ne, jemi një ekip që po mbështetemi vetëm tek emri dhe ata tifozë që nuk po na braktisin. Dinamo do të vazhdojë luftën me dinjitet, madje, qysh këtë javë ndaj Lushnjës, skuadra do të bëjë të pamundurën që të bëjë kthesën. Tashmë jemi të rrezikuar, kështu që nuk na falet asnjë hap fals”, ka qenë reagimi i klubit.

Trajneri Sejdini – Faruk Sejdini është një nga trajnerët më profesionist dhe më me eksperiencë që ka sot futbolli shqiptar. “Xhaxhi” si një njeri që e do Dinamon, ku për shumë vite ka luajtur por edhe ka drejtuar pas ndeshjes me Bylisin ka pohuar: S’është çudi që të mundi Bylisi, një ekip me kualitete dhe që në vitin 2015, ka vetëm një humbje në transfertë”.

TIFOZËT – Tifozët e Dinamos kanë reaguar pas humbjes në Ballsh, madje ata bëjnë me faj lojtarët dhe drejtuesit. Ndaj edhe të gjithë kërkojnë impenjim maksimal deri në sfidën e fundit, në mënyrë që skuadra të mos rrezikojë siç ka ndodhur në tri vitet e shkuara, kur blutë kanë qenë shumë afër rënies një Kategori më poshtë. “Blue Boysat”, do të jenë të shumtë në sfidën me Lushnjën dhe gjithë takimet e tjera dhe premtojnë mbështetje maksimale.

Nenaj: Tetë fitoret

e Bylisit, nuk

janë rastësi!

“Disa media po hedhin po hedhin baltë në punën e skuadrës sime dhe më vjen vërtetë keq, sepse nuk është rastësi që ne kemi mundur Dinamon, madje tre herë këtë sezon. Megjithatë, ne do të shohim punën tonë, më vjen mirë që skuadra arritur të japë më të mirën në fushë dhe ne morëm një tri pikësh që na mban në krye të renditjes. Jemi me meritë këtu ku jemi, dhe forcën e Bylisit, skuadra e Dinamos apo he skeptikët e panë shumë mirë edhe në mes të kryeqytetit, në një ndeshje që u dha “live” edhe nga TVSH-ja. Ne shohim punën tonë, jemi në garë, do të respektojmë garën dhe veten tonë dhe djersa jonë po shpërblehet, sepse presidenca ka investuar duke marrë lojtarë cilësorë dhe kualitete që kanë bërë diferencën edhe në Superligë. Bylisi do të vazhdojë i qetë rrugën drejt synimit madhor që ka këtë edicion, ndaj edhe ne si staf, tashmë po mendojmë për ndeshjen që na presin. Tetë fitoret tona, nuk janë rastësi por janë falë meritës, madje dhe penalltia ishte e saktë ndaj Dinamos”, ka pohuar trajneri Roland Nenaj.

TËRBUNI

Tërbuni po merr rezultate pozitive nga java në javë dhe deri më tani është një ekip rekordesh, pasi nuk njeh humbje deh është në vend të parë në Grupin A. “Heroi” i pukjanëve, Senad Lekaj, i cili ka shënuar golin e pestë për fanellën e Tërbunit për “Sport Ekspres”, është shprehur: “Golin ua dedikoj drejtuesve, pasi ata më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë besim. Personalisht jam në formën time më të mire dhe më ka “shijuar” shumë goli që kam shënuar ndaj Kastriotit, pasi minutat po kalonin dhe ne po na “mbërthente” paniku. Megjithatë, ja dolëm mbanë, morëm tri pikët dhe tashmë ne jemi në një pozicion mjaft të favorshme edhe pse kemi vetëm 4 pikë distancë nga skuadra e vendit të dytë. Me sa duket, ndeshjet direkt do ta zgjidhin ecurinë tonë dhe unë kam besim se ne do të jemi pjesë e elitës dhe do të vazhdojmë rekordin, duke e mbyllur sezonin pa asnjë humbje”, ka pohuar Lekaj. Gani Pema

Mamurrasi – “Ndaj Kamzës, ishte një ndeshje tërësisht e dominuar nga skuadra jonë, ndaj ne duhet që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe pse jo në sfidat e tjera ta zgjidhim edhe më herët dhe pse jo me më shumë gola ndeshjen, – kështu ka deklaruar tekniku Samuel Nikaj. Janë dy momente që duhej ndaluar loja nga kryesori i ndeshjes pasi Mancaku pengohet madje dhe dëmtohet brenda zonës, dhe një tjetër rast i njëjtë Ramadani ndalet në mënyrë të parregullt. Shpresoj që ky grup do të realizojë objektivin në arritjen e elitës në këtë sezon”, – përfundon kreu i pankinës Samuel Nika. Adelajda Hima

SHKUMBINI – Peqinasit kanë pasur mundësinë që nga Lushnja të mos dilnin të humbur. Një predhë nga distanca e mesfushorit Albani Isai mund të kishte ndryshuar rezultatin e takimit në transfertë megjithatë vetë lojtari peqinas shprehet se tashmë të gjithë duhet të nisin javën me mendje nga Luftëtari. “Kemi humbur në transfertën ndaj Lushnjes duke e ditur se nuk ishte një sfidë aspak e lehtë. Padyshim që ne u përpoqëm të jepnim më të mirën në fushën e lojës dhe pse jo mund të them se kemi pasur pak ndryshim me kundërshtarin që kryeson grupin. Megjithatë asgjë nuk mund të kthehet pas ndaj për ne java duhet të nisë me vëmendje të plotë tek sfida e radhës. Fakti që ndodhemi në fundin e klasifikimit na e bën përballjen ndaj Luftëtarit një detyrim për t’u kaluar me sukses dhe të largohemi sa më parë nga “zona e ftohtë”, ka përfunduar mesfushori Isai. Lulzim RESULI

Luftëtari, trajneri

Gjoni: Në Kuçovë pamë tmerr!

Mbas humbjes në Kuçovë ndaj skuadrës vendase Naftëtari me rezultatin 0-2,ka reaguar trajneri I Luftëtarit,Vladimir Gjoni. Dukej qartë se ishte përgatitur “plani B”nga vendasit për të fituar me çdo kusht ndeshjen dhe me çdo mënyrë. “Më shumë se askush tjetër, gjyqtari i takimit, Hamiti, në pjesën e dytë e ndërroi kursin e gjykimit 360 gradë, ndoshta i ndodhur nën trysninë e faktorit fushë dhe arsyen e kësaj e di më mirë ai”,shprehet Gjoni dhe vazhdon se: “Nuk mund të tregohem hipokkrit për atë çka skuadra dha në pjesën e parë, pasi kishte mundësi të shënonte më shumë se një gol. Kemi edhe ne një pjesë të fajit për humbjen, por të gjetur në kushtet e dhunës psikologjike, terrorit të tifozerisë vendase, gjykimit të njëanshëm dhe nga gjithë ambienti tjetër, s’kishte si të ndodhte ndryshe. Në Kuçovë prisnim të na gjykonte një treshe gjyqtarësh profesionistë, mbasi ishte ndeshje më e vështirë në këtë kategori. Luftëtari u penalizua hapur nga ky gjyqtar dhe ishin të dukshme veprimet e tij duke ndërprerë çdo aksion sa herë që futbollistët shfaqeshin para portës vendase. Në eksperiencën time 10-vjeçare si trajner nuk më ka ndodhur të përjetoj një situatë të tillë si ajo në Kuçovë. Luftëtarin kërkojnë ta nxjerrin nga kategoria me gjyqtarë, por kjo nuk do të ndodhë”.

G.Beqiri.

BURRELI

Futbollisti burrelas Ervin Hasalliu shprehet se tani matjanët nuk luajnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë, por luajnë për të dhunuar ndeshje të bukura, të forta dhe me spektakël. “Tifozeria e Burrelit është e kënaqur me nivelin e ndeshjeve të fazës së dytë dhe ato të fillimit të fazës së tretë. Me mbështetjen e tyre ato na kanë treguar se ekipi ka ardhur në rritje dhe ka zhvilluar ndeshje cilësore”, tha Hasalliu. Ai shtoi se tani Burreli nuk luan për të qëndruar në këtë kategori, por për të mbajtur vendin e katërt në renditje dhe për të zhvilluar ndeshje të bukura me tre kryesuesit, Tërbunin, Besëlidhjen e Mamurrasin. “Dëshira dhe mundësitë tona janë që këto ekipe të munden nga ana jonë. Ne kemi aktualisht lojtarët më të mirë në grupin A. Synimi nuk është vetëm fitorja me këto skuadra, por përgatitja e lojtarëve për sezonin e ardhshëm, ashtu siç kërkon administratori i klubit, Drilon Skura”, theksoi mesfushori i matjanëve. ALBI LALA

Rezultatet pas javës së 21-të

Besëlidhja-Besa 3-1

Burreli-Iliria 1-0

Tërbuni-Kastrioti 1-0

Mamurrasi-Kamza 1-0

Veleçiku-Ada 1-3

Renditja

GRUPI I VERIUT

RENDITJA Nd F GOL. P

1.Tërbuni 21 17 42-9 55

Mamurrasi 21 16 37-10 51
Besëlidhja 21 16 45-10 50
Burreli 21 9 29-31 28
Iliria 21 7 18-20 26
Kamza 21 6 18-33 22
Kastrioti 21 5 20-28 19
Ada 21 5 22-46 18
Besa 21 3 20-34 17
Veleçiku 21 3 17-47 8

Rezultatet pas javës së 21-të

Bylis-Dinamo 2-1

Lushnja-Shkumbini 2-1

Butrinti-Pogradeci 3-0

Naftëtari-Luftëtari 2-0

DJE

Sopoti-Tomori 3-0

Renditja

Grupi i Jugut

Skuadrat Nd. F Gol. P

Lushnja 21 11 24-12 38
Bylis 21 12 28-23 38
Butrinti 21 9 24-11 34
Sopoti 21 8 21-23 30
Dinamo 21 8 23-18 28
Tomori 21 8 18-20 26
Pogradeci 21 7 17-24 25
Shkumbini 21 6 22-27 22
Luftëtari 21 6 12-22 21
Naftëtari 21 4 17-26 21

Sponsored b
Next articleTirana e qetë, ndaj Laçit për të mbyllur “llogaritë”