Home Aktualitet Lajçak: Unë e mbaj anën e BE-së – sulmi i 24 shtatorit...

Lajçak: Unë e mbaj anën e BE-së – sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar shumë gjëra

507
0
Sponsor

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

Sponsori ynë

“Gjithmonë kemi një plan. Pra, po kemi një plan dhe i kemi diskutuar këto plane me Kurtin dhe do t’i diskutojmë me Vuciqin. S’ka alternativë ndaj dialogut, pasi dialogu sjell normalizim dhe hapin shtegun e BE-së për Kosovën e Serbinë”.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe është më i rëndësishëm se ndonjëherë sepse nëse s’ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe këtë s’e duam as ne as ju. Proceset po vazhdojnë. BE-ja dhe NATO-ja janë të angazhuara në përcaktimin e fakteve dhe shpejt do të informoheni për këtë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

I pyetur për akuzat e bëra nga pala kosovare se ai po e mban anën e Serbisë në dialog, Lajçak tha se “junë e mbaj anën e BE-së”.

“Janë ngjarje të paprecedente dhe shumë serioze dhe BE-ja do të insistojë për hetime të plota dhe konstatime të qarta që nuk ka shmangie për sulmuesit”, tha ai.

Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Sponsored b
Previous articleNjeriu i Bayraktar-it, 10 milion euro për Gaza-n
Next articleMesazhi Pro-Palestinez i Gretës Thunberg bën të kthehet krye të vëmendjes