Ndeshja Kukësi-Legia u ndërpre në minutën e 52 të pjesës së dytë, pasi lojtari polak Duka u qëllua në kokë me sende të forta. Ngjarja sipas delegatit të ndeshjes dhe vëzhguesve cenoi sigurinë duke sjellë pezullimin e sfidës.
Pas vendimit të UEFA-s përmes një interviste për A1Report shefi i ekipit të Kukësit, Jonuz Hallaci deklaroi se vendimi është shumë i rëndë dhe se do të shikojmë mundësinë për apel, por verilindorët fajësojnë për ngjarjen policinë dhe tifozët. “Vendimi ndëshkues dhe i padrejtë, masat janë ekstreme duke parë rrjedhën e ngjarjes.
Ne pranojmë përgjegjësinë si klub, por policia dhe tifozeria na lanë në baltë. Na vjen shumë keq për penalitetet rënda, vendimi i paargumentuar.
Ne jemi të detyruar që ta pranojmë vendimin, do ta apelojmë deri në CAS në ditët në vijim. Po marrim masat, janë dëmtuar imazhi dhe financat e klubit.
Apel të gjithë tifoizëve të tregohen të kujdesshëm. Ishim të përgatitur për të hyrë në grupet e Europa Leages, por akoma nuk frikësohemi, nuk jemi qaramanë, do të japim maksimumin në ndeshjen e kthimit”deklaroi ai. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=178972#sthash.6sB5CoSX.dpuf