Portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka dalë sot para mediave në prag të takimit që skuadra e tij ka ndaj Kastriotit. Ai u shpreh se këtë sezon duhen vlerësuar të gjitha skuadrat njëlloj duke u ndalur edhe te rruga e titullit kampion. Sa i përket deklaratave të Shametit, Hoxha shprehet se mbrojtësi i Kukësit merr nga presidenti Gjici.
“Çdo vit kemi pasur ecuri të mirë. Nuk e mendoja se do të ishim shkëputur ka shumë, por jemi këtu ku jemi

Rexhepi-Belica? Edhe me Atandën dhe Belicën nuk është se nuk jam ndjerë i sigurt. Rexhepi ka bërë dy ndeshje të mira dhe në qoftë se arrin i flet shumë mbrojtësit dhe e çmend është dhe puna ime aty. Mendoj se e kam bërë mirë deri tani.
Shiriti i kapitenit? Për një gabim që bëra, klubi më dënoi por nuk ma hoqi përgjithmonë. E la pezull për disa ndeshje dhe u kthyer përsëri te unë. Kaq!
Skuadrat e vogla dhe humbja me Bylisin? E keni parë që kemi dhënë maksimumin pasi kemi pasur eksperienca të hidhura. Nëse gabojmë më pak, do të jemi shumë më shpejt afër titull me grup dhe duke dhënë maksimumin. Nuk do ta mendojmë se është Kruja apo Kamza. Po ta shikoni ndeshjen me Kamzën në fund Kamza edhe mund të kishte shënuar. Pavarësisht çfarë flitet për miqësi, ata patën një rast që mund të barazonin. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip.
Ndryshimet e Partizanit? E kam thënë edhe herë të tjera. Këtë vit është një frymë dhe harmoni tjetër pasi edhe në stërvitje jemi një grup më i mirë. Është ambient i mirë, mendoj se ky është çelësi i suksesit.
Rruga drejt titullit? Jemi në rrugën e duhur, në vend të parë, 5 pikë larg dhe duhet të gabojmë shumë pak. Kampionati ka hyrë në fazë të vështirë. Po gabuam pak, po ishim të qetë, pa pasur faktorë të jashtëm, ky është viti i duhur për titullin.
Valdet Rama? Kam kohë që se kam parë në performancë. Edhe në morëm Çanin që ishte goditje e madhe për kampionatin shqiptar, po nuk ishte ku duhet. Mendoj se Teuta dhe Kukësi do të na rivalizojë.
Mbrojtja më e mirë? S’e them dot, por besoj është ndër më të mirat. E tregojnë edhe statistikat. 6 vite këtu, nuk është se kemi vuajtur në mbrojtje. 5 vjet kemi qenë mbrojtja më e mirë dhe po bëjnë punë të mirë.
Eufori? Nuk e kemi treguar, të gjithë janë me këmbë në tokë. Bardhi, Asani, Mala që janë më të rinj stërviten maksimalisht dhe nuk kanë eufori. E kuptojnë situatën dhe ambientin dhe nuk ka vend për eufori.
Niveli i kampionatit? Nuk e them që ka ulje, se them dot. Nëse nuk shënojnë sulmuesit nuk thuhet se ka rënë kampionati, por është forcuar mbrojtja. S’ka ekipe që u shënon 2-3 gola dhe mbyll ndeshjen. Mendoj se është më i fortë.
Dëmtimi? Kaloi ajo pjesë. Po stërvitem normalisht dhe mendoj se jam gati dhe shpresoj ta mbyllim si kampion”
Deklaratat e Shametit? Kur mundohesh të thumbohesh kundërshtarët me batuta kjo tregon se ke frikë. Ne nuk kemi dalë me batuta por kemi folur për formën tonë. Se di çfarë ka thënë Shameti, por edhe ai do të marr nga presidenti i vet. I kanë qejf batuat dhe ne jemi më të qetë. Koha tregoi që ekipi ishte përgatitur për vendet e para. Pastaj mediat thanë që jeni kampion. Nëse vazhdojmë titulli do të vij”, tha Hoxha.