Home Aktualitet E tmerrshme/ Alban Hoxha mbyll sezonin?

E tmerrshme/ Alban Hoxha mbyll sezonin?

307
0
Sponsor

Ndërprerja e kampionatit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare u duk se do t’i bënte punë Partizanit, pasi lojtarët do të kishin mundësi të rikuperonin energjitë e harxhuara në javët e fundit.

Sapo nisi punën për Luftëtarin, trajneri Skënder Gega ka marrë një lajm jo të mirë, pasi kapiteni Alban Hoxha braktisi grumbullimin me Kombëtaren, për shkak të një dëmtimi që mori në gjurin e djathtë.

Sponsori ynë

Ajo që e bën shqetësuese dhe e shton ankthin në kampin e kuq ka të bëjë me faktin se portieri është dëmtuar pikërisht aty ku ka pasur probleme dhe në të shkuarën.

Në pamje të parë lëndimi duket më shqetësues se zakonisht, meqë dyshojnë edhe për më të rëndën, ndërhyrjen kirurgjikale, shkruan “Panorama Sport”.

Nëse Hoxha i nënshtrohet operacionit, i bie që ai ta mbyllë sezonin, pasi në raste të tilla duhen mbi 6 muaj që të rikuperohesh plotësisht.

Gjithsesi, në kampin e kuq po luten dhe “mbajnë frymën” që dëmtimi i kapitenit të mos jetë i rëndë, në mënyrë që Partizani të mos humbasë liderin dhe sigurinë në prapavijë, kur dihet se ka pësuar vetëm 1 gol në 8 javë kampionat.

Sponsored b
Previous articleZe Maria, Halili rinis të meditojë
Next articleHoxha i bindur: Nëse nuk ka ndërhyrje të jashtme, fitojmë titullin. Shameti merr nga presidenti i vet