Home Aktualitet Hetimet për vrasjen, Gjurmë gishtash në trupat e viktimave të turistëve çekë

Hetimet për vrasjen, Gjurmë gishtash në trupat e viktimave të turistëve çekë

196
0
Sponsor

cifti31-473x284
Pas vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit, policia e Shkodrës, e ndihmuar dhe nga forca shtesë nga Tirana ka zgjeruar rrezen e kërkimit, duke u shtrirë në të gjithë zonën.

Paraprakisht dyshimet janë që dy të rinjtë janë vrarë nga një person i ri në moshë, jo më i madh se 27 vjec, i cili dyshohet të ketë qenë pasagjer i rastëishëm në mjetin e dy turistëve çekë, të cilët kishin ndërmarrë një tur në të gjithë Ballkanin.

Sponsori ynë

Nga të dhënat e policisë, pista kryesore e hetimit është ajo e grabitjes, ndonëse portofoli i viktimave dhe sendet personale me vlerë janë gjetur brenda në makinë, por blutë thonë se autori i vrasjes, një amator, është kapur nga paniku dhe ka kryer veprime të pakontrolluara pas krimit. Çka i jep kuptim harrimit të armës pranë vendit të krimit, gëzhojave, pak metra më tutje, apo tentativës për ta bërë të dukej vrasjen e dyfishtë si aksidentale.

Gjithashtu blutë kanë gjetur gjurmë gishtash në mjet dhe në trupin e dy viktimave, si edhe gjurmë gjaku, nga të cilat mendohet se është edhe ai i autorit. Pritet dalja e përgjigjes nga laboratori kriminalistik në Tiranë për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen e dyfishtë që ka tronditur të gjithë opinionin shqiptar e më gjerë.

Dy turistët çek,  Michael  Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe  u vranë mbrëmjen e 3 qershorit në Prekal të Dukagjinit.

Sponsored b
Previous articleVllaznia në grupin 1 në Champions League
Next articleSemundjet qe fitohen nga mishi i derrit!