Home Aktualitet EMRI| Përplasi me ‘Hummer’ dhe kanosi 39-vjeçarin, arrestohet i “forti” në Pogradec

EMRI| Përplasi me ‘Hummer’ dhe kanosi 39-vjeçarin, arrestohet i “forti” në Pogradec

438
0
Sponsor

Policia e Pogradecit ka arrestuar këtë të mërkurë 30-vjeçarin Mario Xhangolli, një person i shpallur në kërkim për dy ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajve të fundit.

 

Sponsori ynë

Më datë 01.03.2023, Xhangolli në bashkëpunim me dy vëllezër kanë kanosur një 37-vjeçar, të cilit i dëmtuan edhe xhamat e automjetit.

 

Gjithashtu më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, për motive të dobëta, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre tip “Hummer”, automjetin e një 39-vjeçari.

I shoqëruar dhe nga shtetasi, Sindi Syzo, pas përplasjes së automjetit dy personat në fjalë kanë dalë jashtë dhe kanë kërcënuar dhe kanosur 39-vjeçarin.

 

Gjatë largimit, Xhangolli dhe Syzo, kamë përplasur një tjetër mjet. Ata janë detyruar të braktisin automjetin e tyre pas aksidentit dhe të largohen në drejtim të paditur me këmbë.

 

Polica po vijon punën për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve, të tjerë të 30-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Sponsored b
Previous articlePARALAJMËRON XHENSILA MYRTEZAJ, JA ÇKA E PRET LUIZ EJLLIN PASI TË DAL NGA BBVIP….
Next articleGoogle paditet për diskriminim të gjuhës shqipe