Home Aktualitet Cungu e ka me gjykimin: Ndëshkimi i Veliajt me të kuq ishte...

Cungu e ka me gjykimin: Ndëshkimi i Veliajt me të kuq ishte i tepërt

251
0
Sponsor

I nervozuar dhe aspak i kënaqur nga gjykimi i takimit është shfaqur pas ndeshjes trajneri Armando Cungu, i cili pohoi se kartoni i dytë i verdhë i Veliajt ishte një gabim dhe nuk duhej akorduar. “Nuk jam aspak i bindur për atë çka gjykimi i sotëm (djeshëm) na rezervoi në 95 minuta lojë, që për mendimin tim ishin shumë 5 minuta shtesë. Nuk ishte një gjykim korrekt dhe kam shumë dyshime për disa vendime të kryesorit.

Një barazim ndaj Tiranës nuk është fundi i botës, por fakti që ne kryesonim përgjatë gjithë ndeshjes dhe që nuk arritëm ta ruanim, më la një shije të hidhur në fund. Kundërshtari shfaqi një formë jo shumë të mirë dhe kjo ishte një mundësi që duhet ta kishim shfrytëzuar.

Sponsori ynë

Nëse do ta kishim mbyllur ndeshjen që më herët, tri pikët nuk do t’i kishim diskutuar. Sigurisht që kemi probleme, pasi mungesat e shumta na penalizojnë. Por nuk besoj se do të ndërhyjmë në merkato. Nëse nuk i kemi gjetur deri tani ata elementë që na nevojiten, nuk mund ta pretendojmë një gjë të tillë, në ditët e fundit të merkatos”, përfundoi trajneri i Laçit, Armando Cungu për “Supersport”.

Sponsored b
Previous articleSkandal në Pogradec, nëna: Policia më la djalin 4 vjeç në komisariat, pa ushqim. E kam shtruar në spital
Next articleSHQIPERI PORTUGALI LIVE NE CAUSHLIA.COM