Home Aktualitet Berisha e akuzon si urdhërues të arrestimeve politike, kush ia ka ‘kyçur...

Berisha e akuzon si urdhërues të arrestimeve politike, kush ia ka ‘kyçur gojën’ Edi Ramës?!

553
0
Sponsor

Një ngjarje e rëndë tronditi politikën dhe opinionin publik në Shqipëri dje pasdite ku për herë të parë SPAK “goditi” nga krahu i djathtë duke vënë në pranga dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin referuar dosjes së privatizimit të kompleksit “Partizani”.

 

Deri në mesnatë Berisha ishte në selinë e PD-së, nga ku akuzoi Ramën dhe bashkëshorten e tij se fshiheshin pas sulmit dhe në fund refuzoi të takonte dy përfaqësues të Policisë së Shtetit që erdhën në seli për t’i komunikuar ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

Sponsori ynë

Megjithëse kanë kaluar mbi 15 orë, kryeministri Edi Rama ka ‘kyçur gojën’ dhe ende nuk ka dhënë asnjë koment për aksionin e SPAK-ut që e akuzon Berishën për korrupsion pasiv.

Por ndërkohë që ndodhnin këto ngjarje me shumë ndikim në vend, Edi Rama, nuk e prishi terezinë, duke vijuar me postimet e tij “sportive”, si përherë. Dje, pasdite vonë hodhi një foto të stadiumit “Air Albania”, ndërsa dy orë më parë publikoi një video nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit, duke u mburrur me fushat sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi etj. dhe duke u uruar shqiptarëve të dielë të bukur.

I gjithë kampusi opozitar e akuzon Ramën si orkestrues të këtyre arrestimeve me qëllimin e vetëm për të zhdukur opozitën në vendin tonë, ndërsa kreu i qeverisë ende është i pa shqetësuar dhe nuk ka reaguar për ngjarjen në fjalë.

Sponsored b
Previous articleA mund të ndihmojë Psyllium Husk me humbjen e peshës?
Next articleNga Lutfi Dervishi/ Berisha, beteja e radhës apo e fundit?