HomeAktualitet22 Nëntori shpallet festë kombëtare në Shqipëri, Rama: Ja sugjeroj edhe Osmanit

22 Nëntori shpallet festë kombëtare në Shqipëri, Rama: Ja sugjeroj edhe Osmanit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, tha se 22 nëntori, Dita e Alfabetit, do të jetë festë kombëtare edhe në Shqipëri siç është për shqiptarët në RMV.

 

Rama këshilloi presidenten e Kosovës Vjosa Omani që t’ia sugjeronte të njëjtën gjë edhe kryeministrit të saj në Kosovë.

“Është forca e një njeriu, e Arbër Xhaferrit i cili pati vizionin që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët në RMV dhe unë mendoj se tani është dita që Dita e Alfabetit, që na bashkon të gjithë, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments